Një botim me vlerë për prehistorinë

Një botim me vlerë për prehistorinë

(Skënder Aliu-Tuma e Rehovës)

Autori monografisë  “ Tuma e Rehovёs” Prof.  Skёnder Aliu,  i pёrket  brezit të arkeologëve që filluan këtë profesion kur qenë studentë, si  pjesёmarrёs nё Ekspeditën arkeologjike  Shqiptaro- Sovjetike, nё Apolloni, gjatё viteve  1959-1961. Më vonë morën  pjesё nё gërmimet arkeologjike nё tumёn e Grizhёs, nё  Kalanë e Gajtanit (Shkodër), e më pas  nё gërmimet e vendbanimit  Prehistorik  tё Maliqit, nё Pellgun e Korçës, tё drejtuara  nga Prof. Frano Prendi, që u bënё shkollë e vёrtetё arkeologjike për të gjithë arkeologët e prehistorisë..

Krahas pjesëmarrjes  nё  fushata gërmimesh, Skёnder Aliu, gjatë viteve  1962 – 1966,  nëpërmjet ekspeditave informative në terren, ka zbuluar e vënë në mbrojtje shtetërore shumë vendbanime tё hapura e tё fortifikuara, si dhe shumë varreza tumulare e të sheshta, nё rrethin  e Kolonjёs,  tё panjohura mё parё.

Mbёshtetur nё pёrvojё  disa vjeçare, sektori i Prehistorisё, i dha tё drejtёn  tё ndërmerrte  gërmime tё pavarura. Fillimisht, drejtoi gërmimet nё Kalanё ilire tё Hollmit nё Kolonjё ( 1967), vendbanimit  Neo-Eneolitik  tё Kamnikut (1968- 1970), me Tumёn e Prodanit ( 1973), Rehovёs ( 1979-1980), Psarit( 1983), Shtikёs (1990), Luarasit (1988-1989), varrezёn e sheshtё  nё Borovё etj.

Tuma e Rehovёs, qё ruhej e padëmtuar ishte  mё e madhja jo vetёm nga tumat  e Kolonjёs, por edhe nё Shqipëri  e më gjerë. Nё përfundim tё gërmimeve  dyvjeçare,  rezultoi se kjo tumё  e ka zanafillёn me njё varr qendror, me muranё nё trajtё  elipsi  3 x 2 m, rrethuar  nga njё unazё shiritore me  gjerёsi nga 1. 70 deri nё 2. 20 m, me diametër tё jashtёm  10 m e tё brendёshёm 6.20 m, tё mbuluar  me dhe, tё sjellё nga vendbanimi, me pёrmasa 1.5 m e larte dhe  15 m diametër. Mbi kёtё  konstruksion tё  menjёhershёm, tuma ёshtё lartësuar  nёpёrmjet  varrimeve nё  Bronzin e  vonё, gjatё shekujve XV-XII dhe Hekurin e zhvilluar shek.  XI- 750  p. Kr., deri sa ka aritur nё përmasat  50 m diametër  dhe  5 m lartёsi, kësula e sё cilёs ёshtё veshur me gurё qё ruhej pjesërisht mirё. Gjatё gërmimeve, u  fiksuan 285 varre, 83 nga tё cilёt, i përkasin ripërdorimit tё tumёs si varrezё nё Mesjetën e Hershme.

Elementët  ndërtimorë të tumës sё Rehovёs, sё bashku me tipet e varreve e ritet e varrimit, si dhe llojet e shumta tё gjetjeve: Qeramika, armët, e sidomos, stolitё prej bronzi, hekuri, ari, argjendi, qelibari, kocke , briri, etj., kanë ngjashmëri me grupin Iliro- Jugor, brenda e jashtё kufijve tё vendit tonë.

Varri qendror,  ёshtё datuar nё fillimet e Bronzit tё vonё; shek XV p.Kr. Argument bindёs pёr kёtё, ka shërbyer njё enё e importuar “mikene”, e ardhur  nga punishtet dytёsore tё Thesalis ( Peukakia), tё datuar atje nё vitet 1450- 1400 p. Kr.

Periudhёs sё parё tё varrimit nё kёtё tumё,  shek. XV- XII p. Kr. i përkasin 40 varre me inventar dhe 34 varre tё tjerë pa inventar. Nё inventarin e kёtyre varreve, krahas qeramikёs vendase, tipike pёr  Bronzin e vonё, bёjnё pjesё dhe njё grup gjilpërash bronzi,  tё njohura  sot pёr sot vetёm nga  gërmimet nё tumёn e Rehovёs, Luarasit e tё Shtikёs nё Kolonjё. Këto   kanё ngjashmëri me gjetjet e zbuluara  nё Eania pranё Kozhanit nё Greqi, tё shoqёruara nёpёr varre me qeramike  “mikene”dhe shpata bronzi tё datuara atje nё shek. XIV- XIII p.Kr. Kёsaj periudhe varrimi nё Rehovë, ashtu si edhe nё tumёn e Shtikёs nё Kolonjё, i përkasin edhe  disa pafta ari me prejardhje nga qytetërimi i Egjeut, tё shoqёruara nёpёr varre me materiale tё datuara mirё, nё shekujt XIV-XIII p.Kr.

Periudhёs sё dytё tё varrimit nё Tumёn e Rehovёs, qё pёrkon me Hekurin e hershёm, shek XI- 750 p.Kr, i përkasin 50 varre me inventar mjaft tё pasur e tё larmishёm, si dhe 50 varre tё tjerё pa inventar. Pёr datimin e tyre shёrbejnё  njё shumë stoli prej bronzi si; gjilpërat e gjata, fibulat gjyzlykore dhe diademat, tё njohura nga krahina tё ndryshme brenda e jashtё vendit tonё.

Periudha e tretё e varrimit nё Tumёn e Rehovёs, pёrkon me periudhёn e Hekurit tё zhvilluar, rreth viteve 750- 625 p.Kr. Enёt e ndryshme prej qeramike, tё zbukuruara me pikturim, me motive gjeometrike, e sidomos me gjysmёrrethë bashkёqendrorё, tё frymëzuar nga qeramika e Gjeometrikut tё vonё, sё bashku me grupin e madh e tё larmishёm prej bronzi, tё ashtuquajtura “Bronze Maqedone”, siç janë: Byzylykёt e trashё me skaje tё mbivёnё, varëset, paftat e formave dhe varianteve tё ndryshme, si dhe shpatat, heshtat, shigjetat, kryesisht prej hekuri, kanё pasuruar ndjeshёm, tiparet kryesore tё kulturёs ilire tё kësaj faze tё  Hekurit tё zhvilluar, nё pёrgjithёsi, e sidomos tё grupit iliro- jugor nё veçanti.

Me mjaft interes janё dhe gjetjet qё i përkasin njё grupi varresh, me inventar të pasur të datuar rreth viteve 625- 540 p. Kr. Nё e këto vlen tё përmenden byzylykët prej teli bronzi, me skaje tё mbivёnё, varrëset kafaz, paftat, gjilpërat dyshe etj., qё pёrkojnё me Fazёn Kuç i Zi II, pёr pellgun e Korçёs, e sidomos, me materialet e shumta tё varrezës sё Borovës nё Kolonjë, tё cilat sё bashku me gjetjet e tjera tё varrezave e vendbanimeve, tё periudhës Paraqytetare ilire (650-450) p.Kr, janë tipike kryesisht pёr krahinat e Dasaretisё Antike.

Materialet e gërmimeve tё  Tumës së Rehovёs, sё bashku me ato tё  përfituara nga tumat e tjera te rajonit tё Kolonjës: Prodan, Psar, Shtikё, Varreza e Borovёs, dhe në  Monografinë “ Tuma e Luarasit, kanë pasuruar njohuritё tona, jo vetёm pёr tiparet kryesore tё kulturёs ilire tё epokёs sё Hekurit, por edhe pёr njё kronologji mё tё detajuar e më të saktë  tё kësaj epoke.

Tuma e Rehovёs nё Kolonjё, ashtu si Tuma e Piskovёs në Pёrmet dhe e Dukatit nё Vlorё e gjetkë, janё ripërdorur nё Mesjetёn e Herёshme. Gjatё gërmimeve nё Tumёn e Rehovёs, rezultuan edhe 83 varre, qё lidhen me kohёn e ripërdorimit tё kësaj tume si varrezё qё i pёrkasin shekujve VII-VIII dhe IX- XI, pas Kr. Nё  gjetjet e Tumёs sё Rehovёs, qeramika, pёr nga forma, kryesisht vorba  pa vegje, tё zbukuruara me incizim, radhitet nё grupin e madh tё uniformizuar, me përhapje tё gjerё nё Mesjetёn e Herёshme. Forma dhe zbukurimi me incizim, qё karakterizon kёtё grup, tregon pёr origjinёn e saj nga qeramika provinciale romake dhe antikiteti i vonё, pa përjashtuar dhe  infiltrime ose  kontakteve me botёn sllave, sidomos nё shekujt IX-XI, pas Kr. lidhur ngushtё me Perandorinё Bullgare, qё kishte pёr kryeqendёr Ohrin.

Grupin tjetёr tё gjetjeve mesjetare  nё Rehovё e pёrfaqesojnё kategoritё e ndryshme tё vathёve prej bronzi e argjendi, disa  prej tё cilave, tё veshura me ar; unazat prej bronzi e  argjendi tё zbukuruara me filigran, si dhe rruazat prej qelqi e brumë qelqi, shumica e tё cilave, tё pranishme nё tё gjitha varrezat e zbuluara nё vendin tonё. Nё grupin e kёtyre stolive bёjne pjesё gjithashtu, vathёt me fletё  drapёr- hёnё, ato me kalotё gjysmёsferike, karakteristike pёr kulturёn  e Mesjetёs sё Herёshme arbërore, tё zbuluara nё varrezёn e Komanit, Buklit, Krujёs, Lezhёs , etj., tё datuara kudo nё shek. VII- VIII  pas Kr. Vathёt me varёse globulare, ose ato me katёr varёse dykonike, prej bronzi, tё tipit vile rushi,  dy prej tё cilave prej argjendi, tё lyer me ar, janё zbuluar edhe nё tumёn e Piskovёs nё Pёrmet, tё Dukatit nё Vlorё, tё Rёmbecit nё Korçё dhe deri nё Matiçan, nё Kosovё kudo tё datuara nё shek.IX- XII pas. Kr.

Vrojtimet mbi gjetjet mesjetare tё Tumёs sё Rehovёs, sё bashku me ato tё varrezave tё  tjera tё zbuluara brenda apo jashtё vendit tonё,  çojnë te mendimi, se nё territoret jugore tё Shqipёrisё, kultura e Mesjetёs sё Hershme  arbërore, paraqitet me tipare tё dallueshme krahinore. Kёto ndryshime konsistojnë nё mungesёn e veglave tё punёs, tё armёve, tipike pёr kulturёn e Komanit. Nga ana tjetёr, prania nё Rehovё, Rёmbec, Piskovё e Dukat, tё disa tipe vathёsh prej bronzi e argjendi, me origjinё tё pёrbashkёt Bizantine, janё tregues qё sugjerojnё  variantin jugor tё kulturёs arbёrore, qё kërkon  tё plotёsohet me argumenta tё tjera nё tё ardhmen. Ripёrdorimi i Tumёs sё Rehovёs si varrezё nё Mesjetё, dëshmon vijimёsinё iliro arbёrore tё banorёve tё krahinёs, tё  cilёt,  jo vetёm kanё njohur funksionin e tumave, por nё mjaft raste i kanë shenjtëruar ato;  Tuma e Rehovёs ёshtё  njohur me emrin Shёnthanas,dhe është pёrdorur atё  si varrezё nё Mesjetё.

Botimi i rezultateve të gërmimeve arkeologjike në tumën e Rehovёs është i një niveli jo vetëm të mirëfilltë   shkencor por, i plotë i dhe  me cilësi, dhe  paraqet një sukses për kërkimet albanologjike në tërësi dhe arkeologjinë shqiptare në veçanti. Monografia është fryt i punë gjysmë shekullorë të autorit në kërkime arkeologjike, që është dhe garanci për vlerat e botimit, sistemimit, analizës, klasifikimit, vendosjes në kohë dhe hapësirë të  materialit të përftuar nga ky gërmim. Është një shembull, sigurisht jo i vetëm, i botimit të plotë të gërmimit arkeologjik, që duhet  ndjekur dhe  kthyer në normë në të ardhmen. Profesor Skënder Aliu dhe institucioni botues duhen përgëzuar për këtë botim cilësor.

 

Aleksandër Meksi

Tiranë 2 Prill 2013

Botuar në Gazeta shqiptare më09.04.2013